E rëndë: 27 vjeçarin kosovar, dyshohet se e vranë dy vëllezër – vetëm 16 dhe 18 vjeçarë

Publikuar më:

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në lagjën Hajvalia në Prishtinë.

Vigan Xhemshiti nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve që mori nga goditjet me thikë.

Front Online mëson nga burime të sigurta se të dyshuar për vrasjen e tij janë dy vëllezërit, A.K dhe Sh. K. Njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç.

Në paraburgim po mbahet edhe një person tjetër, shoku i viktimës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në rrahje.

Deri tek konflikti erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes palëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.