E rëndë: 19-vjeçari kosovar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i ndërtesës

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj rreth orës 24:00 në rrugën “Sali Çeku”, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në këtë pjesë të qytetit.

Burimet brenda QKUK-së njoftuan se i riu është sjellur pa shenja jete, përkundër ndihmës që ishte tentuar për t’i ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipa mjekësore e emergjencës në Ferizaj.

Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë kontaktuar me familjen e viktimës dhe të afërmit e tij, për të kuptuar më shumë për shkakun e vdekjes dhe motivin që detyrojë të riun për t’i dhënë fund jetës së tij.

 

JU REKOMANDOJMË