E keqtrajtuan një person për probleme personale, suspendohen 3 policë në Mitrovicë

Publikuar më:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së 2 marsit 2025, kur zyrtarët policorë (jashtë detyrës zyrtare, por të veshur me uniformë) kanë ndaluar një automjet afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë, duke pretenduar një kundërvajtje. Pas ndalimit, ata kanë arrestuar një nga pasagjerët dhe kanë lajmëruar një njësi policore në detyrë për ta shoqëruar atë në stacion policor.

Dyshimet e hetuesve të IPK-së tregojnë se njëri nga policët e përfshirë në këtë rast mund të ketë pasur motive personale kundër qytetarit të arrestuar.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa IPK pritet të ndërmarrë veprime të tjera për të ndriçuar të gjitha rrethanat.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.