Qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt kanë mbetur pa ujë.
Ujësjellësi ka njoftuar se uji është ndalur, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti, shkruan “Jepi zë”.
NJOFTIMI i plotë:
Njoftojmë konsumatorë e Mitrovicës dhe Skenderajt se ndërprerja e furizimit me ujë të pijes ka ardhur si pasojë e një defekti në stabilimentet elektronike në Impiantin e ujit në Shipol.
Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defektit dhe në momentin që sanohet defekti, do të rifillojmë furnizimin me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!