Se shëndetësia nuk është në gjendje të mirë e tregon edhe Reparti i Kirurgjisën ë qytetin e Mitrovicës.
Ky repart i cili trajton problemet kirurgjike do të duhej të ishte më dalluari për të mirë nga repartete tjera, për arsye se problemet e tilla shëndetsore janë më të ndjeshme.
Mirëpo disa fotografi që ka siguruar “Jepi zë” nga Spitali i Mitrovicës, të japin përshtypjen se kjo pamje nuk mund të jetë nga një vend që mision e ka shërimin e qytetarëve.
Pacientë në këtë repart i kanë dërguar foto në Jepi zë, ku shihen qentë duke shpërndarë mbeturina mjekësore.
Gjendja duket e tmerrshme dhe po kundërmon erë shumë e rëndë, ndërsa sipas tyre më shumë po rrezikohen të sëmuremi sesa të shërohen.