E dhimbshme: Ky është burri që u gjet i vdekur në shkallët e një lokali te ‘Kafet e vogla’

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një person është gjetur i vdekur në shkallët e një restoranti. Viktima është një 80-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga restoranti “Gresa”, në rrugën “Fehmi Agani”.

Sinjali ka mësuar se personi që u gjet pa shenja jete është Oskan Korkmaz, shtetas turk.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.

Aktualisht, hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.