E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që u gjet i vdekur në hollin e Hotelit, u rrëzua nga diskoteka

Publikuar më:

Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm të Hotel Grandi në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Policia e ka konfirmuar rastin ndërkohë që është bërë e ditur se vdekja e të riut është cilësuar si e dyshimtë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u gjet pa shenja jete është Erblin Shala, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Edhe nga Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.

Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Policia për Sinjalin.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti.

Ndryshe, redaksia ka kontaktuar edhe diskon “13 Rooftop”, mirëpo të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.