E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u hodh nga kati i dytë i banesës në Mitrovicë

Publikuar më:

Disa orë pasi u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Mitrovicë, gruaja 34-vjeçare ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare, ku u dërgua për trajtim mjekësor.

Ajo kërceu nga banesa në sy të nënës së saj dhe fillimisht kishte shenja jete, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe Policia.

Raporti:

Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

 

JU REKOMANDOJMË