Denis Kiriev, i cili ishte anëtar i misionit të parë negociues me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, është vrarë nga Sigurimi i Ukrainës.
Bëhet fjalë për Denis Kiriev, i cili fillimisht u arrestua për “tradhti” dhe më pas u vra nga sigurimi raporton KyivIndependent duke cituar gazetën Pravda.
Vlen të theksohet se emri i Kiriev nuk ishte në listën zyrtare presidenciale të publikuar nga Kievi, por ai u shfaq në tryezën e bisedimeve.
Kiriev ishte një nga bankierët kryesorë në vend, pasi kishte shërbyer si guvernator i Oschadbank dhe anëtar i Ukreximbank.
Sipas ukrainasve, Kiriev kishte një marrëdhënie të ngushtë me biznesmenin Andriy Klyuyev, i cili ishte bashkëpunëtor i ish-presidentit Viktor Janukoviç. Ndër të tjera, raportohet se në llogaritë bankare të Kiriev janë gjetur shumë para të cilat nuk mund të justifikohen.