Një therrje me thikë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Vushtrri sot rreth orës 17.00.
Sipas lexuesve që kanë dërguar pamje në adresë të redaksisë sonë, dhe pamjeve shihet se prezent në vendngjarje janë edhe njësitet policore që po merren me rastin.
VushtrriaOnline ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por që deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim në lidhje me rastin.