Dyshohet për shitblerje të votave, PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit

Publikuar më:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të  komunës në Hanin e Elezit.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma.

Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Arsyetimi i PZAP-së:

“Me datë 18.10.2021, PZAP-i ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur, Rufki Suma i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunën e Hanit të Elezit, simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetar e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që most ë futet nëpër shtëpi, poashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerjen e votive. Parashtruesi i ankësës thekson se kanë lajmëruar policinë port ë njejtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve. Po ashtu edhe vizitat e simpatizantëve në vendvotime siç është Paldencë dhe Gorancë”.

Suma në ankesën e parashtruar në PZAP kishte thënë se këto fakte mund të vërtetohen përmes kamerave, por që zëri nuk iu dëgjohet.

Ai po ashtu kishte bashkëngjitur në ankesë një CD me video.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së,  për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

JU REKOMANDOJMË