Dyshime për vjedhje votash, 95% e vendvotimeve në Mitrovicë do të rinumërohen

Publikuar më:

Thuajse të gjitha vendvotimet në Komunën e Mitrovicës së Jugut do të shkojnë në rinumërim.

Gazeta “Jepi zë” merr vesh se PZAP ka vendosur që të rinumërohen 95% të vendvotimeve.

Siç edhe është raportuar, deri tek ky vendim ka ardhur pasi rreth 60 asamblistë janë ankuar për vjedhje votash brenda partive.

Disa nga ta kanë bërë edhe akuza publike, duke drejtuar gishtin nga “të fortët” e partive.

Duhet theksuar se para disa ditësh janë publikuar rezultatet zyrtare.

JU REKOMANDOJMË