Dy vdekje po hetohen nga organet e rendit, një 36 vjeçar vdiq pasi mori infuzion se ishte me grip

Publikuar më:

Dy vdekje që ndodhën brenda 24 orëve, po hetohen nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e ndodhur në  Prishtinë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë / 09.01.2025-05:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

Kurse rasti i dytë ishte në Podujevë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Podujevë / 09.01.2025-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

E sipas raportimeve rasti në Podujevë ka të bëjë me një 36 vjeçar, që kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë për ët marrë trajtim, pasi ishte prekur nga gripi sezonal, ku më pas i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Siç raportohet viktima është 36 vjeçari, Fatlum Ahmeti.

Po ashtu u bë e ditur se ai nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, përpos që ishte prekur me grip

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.