Dy sulme në Veri të Kosovës: Një me lëndime të rënda, tjetri me lëndime të lehta

Publikuar më:

Në Veri të Kosovës, gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar dy raste të sulmeve. Në Mitrovicën e Veriut, një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa në Leposaviq është raportuar një rast me lëndime të lehta. Policia ka ndërhyrë në të dy rastet.

Fillimisht, në Leposaviq, rreth orës 15:00, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një tjetër person, duke pësuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa personi i dyshuar është liruar pas marrjes në pyetje. Për këtë rast është hapur procedura për “lëndim të lehtë trupor.”, shkruan Jepi zë.

Po atë ditë, por gjatë orëve të mbrëmjes, në pjesën veriore të Mitrovicës është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht një tjetër person. Gjatë sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

 

Personit të lënduar i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.