Dy shqiptarë po vinin nga Gjermania nëpër Serbi, disa persona me kallash i plaçkitën 10000 euro

Publikuar më:

Në orët hershme të mëngjesit në autostradën Nish – Vranjë janë ndaluar dy shqiptarë me një veturë me targa të Gjermanisë, ndërsa u janë vjedhur 10 mijë euro.


Siç raporton gazeta serbe “Blic”, sulmin e kanë bërë disa persona që janë shtirur si policë.

Ata thuhet se kanë ndalur veturën dhe me automatik të veshur me uniforma i janë afruar veturës dhe udhëtarëve u kanë marrë rreth 10 mijë euro.

Raportohet se në veturë ishte një shqiptar me shtetësi të Shqipërisë dhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.