Dy persona tentuan nga Serbia të shmangnin taksën doganore, u konfiskohet vetura

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje , një mashkull dhe një femër kosovare të dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë ne territorin e Kosovës në pikën kufitare në Leposaviq , me qëllim të shmangies nga taksa e detyrueshme doganore.

Sipas policisë vetura ëshët dërguar në terminal doganorë .

“Belo Berdo, Leposaviq 29.08.2024-19:15. Njësiti policor ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë ne territorin e Kosovës me qëllim të shmangies nga taksa e detyrueshme doganore.

Lidhur me rastin vetura mbetet të dërgohet në terminalin doganor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.