Dy intelektualë shqiptarë shkuan në Zvicër, ngelën duke punuar si pastrues

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Mentori, një shqiptar rreth të gjashtëdhjetave nga Shkupi, që në vitet e 90-ta e kishte gjetur vetveten në këtë shtet alpik, pasi kishte përfunduar shkollën e lartë dhe në pamundësi të punësohej për shkak të ideve “nacionaliste e irredentiste” të asaj kohë, po e mësonte se si të mirëmbahej objekti në mënyrë të përsosur. Praktikanti, një djalosh 28-vjeçar nga rrethina e Tetovës, me dy fakultetet të kryera në vend, po e vështronte me vëmendje të madhe se si t`i adaptohej sa më shpejt kësaj pune jo aq të rëndë.


I pyetur se si është e mundur që me dy fakultetet të kryera të vendoste të vinte në Zvicër. Si me një traumë të lehtë dhe me ndrojtje, ai u përgjigj: “Edhe pse konkurrova në rreth njëqind vende pune në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, askush nuk më dha ndonjë rast t`i qasem profesionit tim. Te ne, edhe më tej shkon gjithçka me nepotizëm”, pohon djaloshi, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Pas përfundimit të shkollës fillore dhe asaj të mesme, në vitin 2013 regjistrohet në Fakultetin e Marketingut dhe Menaxhmentit në USHT në Tetovë. Për të nuk kishte ndonjë pengesë të madhe që me nota të shkëlqyeshme ta përfundojë këtë fakultet në vitin 2017. I etur që edhe më tej të zbulojë risitë në botën e shkencës, ai në periudhën 2018-2019 e përfundoi edhe Fakultetin Komercial Ardi në Shkup.

E megjithatë, vendlindja nuk i ofroi atë që e meritonte, një vend pune dinjitoz, me të cilin do të mund të siguronte ekzistencën e tij themelore. Në këtë mënyrë, përmes bashkimit familjar, në vitin 2019 ai u zhvendos në Zvicër. Fillimisht u punësua te një punëdhënës shqiptar në sferën e vendosjes së çative, por për fat të keq, aty punoi pesë muaj falas. Një shprehi tashmë e shpeshtë te punëdhënsit shqiptarë në perëndim. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ai pësoi një aksident në punë dhe çështjen e mori përsipër sigurimi invalidor zviceran SUVA. Në ndërkohë, përmes intervenimit të instancave gjyqësore, atij iu kompensuan edhe pagat nga punëdhënsi shqiptar.

Pas gjashtë muajve të kaluar si i aksidentuar, ai gjeti një punë tjetër në pastrim në një qytet tjetër, ku punoi për një kohë të caktuar. Më pas mbeti sërish pap punë për shtatë muaj dhe që çështjë të jetë edhe më dramatike, vetëm për dy ditë të vetme, atij nuk i takoi kompensimi i arkës së papunësisë, vërtetë një fatkeqësi e një personi të pafat, që nuk e përjetojnë shumica në Zvicër.

Tani, ai po e dëgjonte me vëmendje mentorin e tij, i cili e udhëzonte në mënyrën më praktike që t`i adaptohej punës së re.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera