“Dy ditë s’donte fare të merrte medikamente, ndihej i shëruar që kur e takoi Thaçin”

Publikuar më:

Të dielën e 16 marsit, në orët e vona, u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi, disa ditë pasi i biri arriti ta vizitojë, pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale në Hagë.

Familjarët kanë rrëfyer para T7 edhe momentet e fundit të tij, duke thënë se kishte dy ditë që s’donte t’i merrte medikamentet pasi ndihej i shëruar pas vizitës së Thaçit

“Babai i Thaçit pasi e ka takuar Hashim Thaçin ka thënë se më nuk ka nevojë të marrë medikamente sepse ka konsideruar se është shëruar në momentin që e ka parë Hashim Thaçin sërish”.

Akoma nuk dihet kur do të mbahet ceremonia e varrimit sepse varet nëse Gjykata Speciale do t’i jap leje Thaçit të vijë në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.