Driton Selmanaj me dyshime se edhe Lulzim Hetemi përdori drogë në komunë

Publikuar më:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dyshon se edhe kryetari i Leposaviqit,  Lulzim Hetemi mund të ketë qenë përdorues i substancave narkotike brenda objektit të Komunës.
Selamanj në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se qasja e qeverisë për t’i mbyllur kryetarët e komunave në veri brenda objekteve komunale ishte gabim i madh.

“Ato qendra ishin transformu në qendra të konsumimit të kokainës dhe nuk e di nëse edhe kryetari (Leposaviqit) i ka përdorë apo jo”, ka thënë Selmanaj, duke iu referuar skandalit të fundit në komunën e Leposaviqit ku ish nënkryetarja Dragana Miletiq shihej përmes një video duke përdorë substanca narkotike

I pyetur nga drejtuesi  i emisionit Kushtrim Sadiku se a ka dyshime se kryetari (Hetemi) të ketë përdorë substanca narkotike, deputeti Selmanaj nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

JU REKOMANDOJMË