Drita Kadriu mjaft e pasur: Afër 28 mijë euro para në banka, dy shtëpi, banesë, veturë e tokë

Publikuar më:

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës del të ketë pasuri të konsiderushme.

Drita Kadriu në deklarimin publik të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se posedon dy shtëpi, banesë, arë dhe veturë, shkruan Jepi zë.

Ajo në deklarim ka paraqitur edhe para të gatshme në dy banka të Kosovës, diku afër 28 mijë euro.

Në deklarim, ajo i ka vënë banesës prej 54m2 vlerën 35 mijë euro, dy shtëpive 110mijë euro, arës 100 mijë euro dhe veturës 10 mijë euro, shkruan Jepi zë.

Drejtoresha Kadriu në deklarimin e pasurisë  ka treguar se përveç pagës si drejtoreshë në Komunën e Mitrovicës, ajo merr pagë edhe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.