Policia e Kosovës aksion ndaj bastorexhive, Mitrovica në thumb

Publikuar më:

Një aksion i Policisë së Kosovës ka nisur gjatë kësaj mbrëmje një aksion ndaj lojërave të fatit, i cili po vazhdon akoma.

Policia e kanë konfirmuar rastin, mirëpo ata thonë se deri tani mund të flasin vetëm për operacionin në Vushtrri.

Mirëpo, “Jepi zë” merr vesh që për momentin në thumb janë bastorexhitë e Mitrovicës.

“Policia e Kosoves në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në këtë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndërsa detaje të tjera tani për tani nuk mund të bëhen të ditura deri në implementimin e plotë të këtij plani policer”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se aksioni po zhvillohet gjatë javës, ani pse këto lokale operojnë më shumë fundjavave, kur luhen edhe ndeshjet.

JU REKOMANDOJMË