Drejtori Nehat Bahtiri pa veturë, ka në pronësi vetëm shtëpi e tokë

Publikuar më:

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, nuk ka deklaruar pasuri shumë të madhe.


Ai, madje mund të jetë një nga drejtorët më modest të Komunës, shkruan Jepi zë.

Sipas deklarimit që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Bahtiri nuk ka të deklaruar as veturë e asnjë pronë të blerë rishtazi.

Sipas dokumentit, drejtori Nehat Bahtiri ka një shtëpi të trashëguar që nga viti 1980, që ka vlerë 150 mijë euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një parcelë tokë në vlerë 100 mijë euro.

Siç shihet, edhe pse është nip i kryetarit Agim Bahtiri, Nehati nuk i afrohet as për së afërmi me pasuri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.