Drejtori i Xhafer Tahirit përfshihet në rrahje në mes të Vushtrrisë, kacafytet me një qytetar

Publikuar më:

Një drejtor i Komunës së Vushtrrisë(emër i njohur për redaksinë), dyshohet se është përleshur sot me një qytetar.

“Jepi zë” ka marrë vesh se përleshja ka ndodhur sot në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Siç thonë dëshmitarët, qytetari ka qenë bashkëpunëtor i deritashëm me qeverisjen komunale, por raportet janë prishur për shkak të mospajtimeve.

“Jepi zë” ka provuar të flas me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por ata ende nuk janë përgjigjur.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.