Drejtori Hysni Ahmeti deklaron Golf 4, shtëpi e tokë – asnjë para në bankë

Publikuar më:

Hyseni Ahmeti, që deri tash ishte drejtor i Inspektoratit e së fundmi kaloi në Mjedis, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Anti-Korrupsion.


Sipas dokumenteve që ka deklaruar ai, në pronësi ka një shtëpi e një tokë të trashëguar, që të dyja kapin vlerën e 50 mijë eurove, shkruan Jepi zë.

Po ashtu, drejtori Ahmeti ka thënë se ka në pronësi një Golf 4, që ka vlerë 3100 euro.

Ndërkohë, ai nuk ka deklaruar se ka asnjë para në bankë e as ndonjë kredi.

Sipas dokumentit, Hyseni Ahmeti merr dy pensione, një të veteranit të UÇK-së dhe një të TMK-së, si dhe rrogën e drejtorit në Komunë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.