Drejtoresha Valmire Sylejmani rezulton pozitive, është infektuar me COVID

Publikuar më:

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Mitrovicës, ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.


“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime të sigurta se drejtoresha është konfirmuar dje si e infektuar.

Gazeta ka biseduar me zyrën për informim të Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë thënë se nuk kanë informacione të tilla.

Blerina Kastrati ka thënë që nuk di pasi është në pushim, ndërkohë që zyrtarja Sofije Rushiti ka thënë se do të bisedojë me drejtoreshën pasi nuk ka informacion.

Ndërkohë, “Jepi zë” ka pritur për një përgjigje zyrtare Komunën, e cila nuk ka kthyer asgjë. Sidoqoftë, burime edhe brenda Drejtorisë së Shëndetësisë e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Drejtoresha Sylejmani ndodhet në vetizolim, ndërkohë që nuk është thënë nëse janë izoluar edhe drejtorë të tjerë apo edhe kryetari. Madje nuk dihet nëse ka pasur kontakt me kryetarin Agim Bahtiri dhe kolegët drejtorë.

Sidoqoftë, COVID është në kulmin e tij në qytetin e Mitrovicës, ku çdo ditë mesatarisht 10 persona rezultojnë pozitivë. Edhe numri i vdekjeve është mjaft i lartë, pasi deri tani në Mitrovicë janë 22 të vdekur. Vetëm dje dhe sot, janë regjistruar 3 viktima./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.