Dorëzohet Serbia, nuk e mban Referendumin në Kosovë – e gjen një zgjidhje për serbët e Kosovës

Publikuar më:

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që serbët nga Kosova do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

Emrat e votuesve nga Kosova do t’u shtohen listës së 45 qendrave të votimit për të dielën. Ata do të mund të votojnë atje, pasi që në Kosovë nuk do të lejohet organizimi i votimit.

Autoritetet e Kosovës ua kanë dhënë mundësinë serbëve që kanë dy shtetësitë që të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse të Serbisë.

Të shtunën, Kuvendi miratoi një rezolutë që ndalon organizimin e këtij referendumi kushtetues të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ky vendim ishte në vijë me qëndrimet e krerëve të shtetit.

Të dielën në Serbi votohet për ndryshime të Kushtetutës lidhur me gjyqësor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.