Donika Gërvalla mposhtet nga Gjenerali në vendlindjen e saj

Publikuar më:

Kryediplomatja Donika Gërvalla, njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është mposhtur në vendlindjen e saj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, në qendrën ku votojnë kusherinjtë e saj dhe bashkëvendasit tjerë nga fshati Dubovik i Deçanit, AAK ka dalë e para.

Në vendvotimin në Shkollën e Mesme të Ulët në Prapaqan, që mban emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla, AAK ka marrë 34.86 përqind, pasuar nga Vetëvendosje ma 32.94 përqind.

Nga numërimi i 99 përqind e votave, AAK prinë me 50.46 përqind, pasuar nga VV me 22.62 përqind dhe LDK me 4.23 përqind.

radinaj kanë pasur një përplasje gjatë fushatës. Përplasja mes tyre kishte nisur pasi Gërvalla e kishte quajtur Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, e kishte lëshuar akuza të rënda ndaj tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.