Dokumenti që konfirmon se Driton Selmanaj e kishte cilësuar të “konsumuar” temën e të zhdukurve!

Publikuar më:

Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, më 8 shtator kishte kërkuar nga zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, që të raportonte në Kuvend, lidhur me çështjen e të të pagjeturve.


Mirëpo, ai kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë, duke e quajtur si “temë të konsumuar dhe ezauruar”.

Deputetja Duda Balje dokumentet, kërkesën dhe përgjigjen, nga Komisioni dhe zyra e zv.kryeministrit.  “Unë asnjëherë të vetëm në jetën time nuk kam thënë se tema e të të pagjeturve është e ezauruar”, ishte deklarata që dha në seancë Selmanaj.

Në dokument, theksohet se Komisioni parlamentar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të këmbëngulë në drejtësinë për çështjen e të të pagjeturve pa lejuar kushtëzime të ndryshme nga Beogradi zyrtar.

“Çështja e të të pagjeturve, do të duhej të ishte prioriteti themelor i institucioneve si kërkesë e padiskutueshme dhe e pakushtëzuar. Serbia ka ndjekur politika shtetërore gjenocidale. Shteti i Serbisë i ka të gjitha informacionet për varrezat masive dhe për fatin e të të pagjeturve. Refuzimi për të zbardhur këtë çështje dhe për të kthyer trupat është vazhdim i lojës me vuajtjet e familjeve që kërkojnë trupat e të dashurve të tyre”, thuhet në kërkesën drejtuar zyrës së zv.kryeministrit.

Ndërsa, përgjigjja e tyre, lidhur me këtë kërkesë nuk mori dritën jeshile nga zyra e Driton Selmanajt.

“Raportimi pranë Komisionit lidhur me çështjen e personave të pagjetur, në kuadër të dialogut me Serbinë, konsiderojmë se kjo çështje është konsumuar rrjedhimisht dhe ezauruar në raportimin e kryeministrit në seancën e Kuvendit të mbajtur, më 24 korrik 2020.

Kryeministri, duke ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë e tij kushtetuese  dhe në përputhje të plotë me parimet e transparencës e llogaridhënies, ka prezantuar në detaje rrjedhën e procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Lidhur me këtë raportim, siç jeni dhe në dijeni, është zhvilluar debat disaorësh në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Konsiderojmë që diskutimi i një çështjeje të tillë është konsumuar paraprakisht dhe se nuk është oportune që për të njëjtën temë të raportohet përsëri”, sqarohet në përgjigjen e zyrtares Elda Brada, asistente e lartë ekzekutive e zëvendëskryeministrit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.