Dogana i nxjerr në shitje 9 kuaj dhe 1 gomar, 1 euro kilogrami

Publikuar më:

Kuajt dhe gomari të konfiskuara nga kontrabanda, Dogana e Kosovës ka hap thirrje urgjente për shitjen e tyre.

Sipas ofertës në shitje janë  nëntë kuaj dhe një gomar. Çmimi i caktuar për 1 kilogramë është 1 euro.

Sipas njoftimit të Doganës, të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik. Personat juridikë të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin).  Të interesuarit mallin mund ta shikojnë në lokacionin: Terminali – Dheu i Bardhë. Orari i shikimit me datën 28.04.2023 nga ora 10:00 – 12:00. Malli shitet në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.

Kjo është oferta e publikuar nga Dogana me specifika:

Oferta më e lartë do të jetë fituese. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur. Ofertuesi me çmimin më të lartë të ofruar do të shpallet fitues gjatë procesit të hapjes së ofertave në adresën, datën dhe kohën e cekur si më poshtë. Ofertuesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në procesin e hapjes së ofertave. Nëse ofertuesi nuk merr pjesë në hapjen e ofertave ose edhe gjatë hapjes nuk bën sigurimin e ofertës, kjo ofertë do të refuzohet si ofertë e papërgjegjshme. Pala fituese mund ta tërheqë mallin me rastin e prezantimit të dëshmisë së kryerjes së pagesës. Ofertuesit duhet të ofertojnë për pjesën si tërësi, oferta e nënshkruar, vulosur dhe e mbyllur në zarf duhet të dorëzohet personalisht (me dorë), jo më vonë se më datë: 28.04.2023, ora 13:30 në lokalet e Doganës së Kosovës, Zyra e Prokurimit ose në ZBD Dheu i Bardhë. Në zarf të shkruhet për: Zyrën e Prokurimit pranë Doganës së Kosovës: Ofertë për blerjen e mallit. Oferta të mos hapet para datës: 28.04.2023 deri në orën 14:00.


 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.