Fatmir Latifaj kalon me sukses operimin: Falë Zotit dhe mjekëve jam mirë

Publikuar më:

Hoxha nga Shipoli i Mitrovicës, Fatmir Latifaj, ditën e marte është nënshtruar një operimi.

Përmes një postimi Latifaj, ka falenderuar stafin mjekësor për kujdesin, shkruan Jepi zë.

Ai ka njoftuar se tani do të pushojë për një kohë dhe do të qëndrojë në shtëpi, pastaj pas shërimit do t’i kthehet xhamisë dhe aktivitetit të tij për pajtimin e shqiptarëve

Postimi i plotë:

Të dashurit e mi!

Me daten 14.06.’22 e marte isha i shtrirë në Spitalin e Kosovës QKUK, e kreva nje intervenim ne kemben time te majt ne venat e saja, falē Zotit pastaj kujdesit profesional dhe njerëzorë te Mjekut tonë të dashur Dr.Driton Parduzit me gjithë koleget e tij të tjerë dhe stafin mjeksorë në QKUK kirurgji vaskulare PRISHTINË unë jam shum mirē, perfundova nje operim jo edhe të leht, por elhamdulilah qe me suksesin më të mirë të mundshëm kaloj edhe kjo sfidë e radhes e shendetit tim, kurse tash pjesa tjeter e rehabilitimit dhe pushimit mjeksor do të qendroj në shtepinë time në Shipolin tim të Mitrovicës deri në nje afat tjeter optimal që do t’i kthehem punes se davetit në Xhami dhe misionit te pajtimeve në gjithë shqiptarinë in shaa Allah pra edhe ky rehabilitim kryhet!
Allahu iu shperbleft te gjithëve për të gjitha!

Vëllau i juaj Fatmiri!
Shipol, Mitrovicë!

JU REKOMANDOJMË