“Do të blej armë e do t’i qëroj hesapet me juve”, arrestohet kosovari pasi kërcënoi gruan e tij dhe nusen e djalit

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar gruan e tij dhe nusen e djalit të tij.

“Do të blej armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”. Me këto fjalë dyshohet se kishte kërcënuar kryefamiljari, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij, pasditen e së mërkurës në fshatin Dabidol të Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai tha se deri tek incidenti kishte ardhur pasi i dyshuari një ditë më parë ishte sulmuar nga djemtë e tij.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij  i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 12.01.2022, rreth orës 14:00 bashkeshortja dhe nusja kane kërkuar një  patrulle policore për arsye se ishin ndier te kanosur nga Burri përkatësisht vjehrri . Patrulla policore ka dal ne vendin e ngjarjes ne fsh. Dobidol KK Rahovec dhe ka kontaktuar me viktimat te cilat kane deklaruar se burri ,përkatësisht vjehrri sot ne mëngjes i kishte kanosur me fjalët se do ta blej një arme zjarri dhe do ti qëroj hesapet me te gjithë juve. Deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari  një dite me pare , pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij  dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti Dhune familjare . Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestare dhe me urdhër te tij  i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën e Ndalimit . Lidhur me rastin janë njoftuar QPS Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave te Dhunës ne Familje .

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.