“Do ta marrim Prizrenin, Dubrovnikun…”, serbët në Bosnjë e Serbi këndojnë këngë ultra-nacionaliste nëpër rrugë

Publikuar më:

Serbët kanë dalur në demonstrime nëpër rrugët e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë me këngë ultra-nacionaliste dhe me fishekzjarrë të ndezur.

Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku me një këngë popullore serbe. Kënga u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin Dubrovnikun, Cetinjen, Nevesinjen.

Këto pamje u panë në disa qytete të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake, derisa disa përdorues të Twitterit nga BeH kanë thënë se ato janë të njëjtat të cilat janë kënduar në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.

Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.

 

Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë.

Ndryshe, asambleja e Republikës Serbe ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që nuk është në vijë me Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

Kryetari i RS, Millorad Dodik, është sanksionuar nga SHBA-ja si pasojë e veprimeve të tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.