Djali i Bekim Jasharit në pushime luksoze, në hotelin ku nata është 220 euro

Publikuar më:

Është kohë pushimesh dhe secili ëndërron që këto ditë t’i kalojë sa më mirë dhe në vende sa më luksoze. Por jo secili ka mundësinë që të bëjë përzgjedhjen perfekte.

Siç duket këtë problem nuk e ka djali i kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Hamza, ka përzgjedhur qytetin e Vlorës për t’i kaluar disa ditë në bregdetin shqiptar.

Ai madje ka rezervuar në një prej hoteleve me luksoze në këtë qytet bregdetar ku çmimi vetem për nje nate eshte nga 160 deri ne 220 euro.

Eshtë vet Hamëz Jashari ai që në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga momentet e mira që po i kalon në këto ditë të nxehta gushti. Në një kërkim të shpejtë në internet për këtë hotel, në bazë të fotografive, shihet se aty kalojnë pushimet njerëz të pasur ose fytyra publike.

Bekim Jashari, në paraqitjet e tij publike ka kritikuar shpesh njerëzit që pasurohen shpejt në një kohë kur në Kosovë njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

JU REKOMANDOJMË