Dita e parë e verës fillon sot: Moti do të jetë me diell, temperaturat do të shkojnë deri 30 gradë

Publikuar më:

Dita e parë e stinës së verës astronomike fillon sot me dt. 21.06.2022 në orën 11:13, dhe do të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

JU REKOMANDOJMË