Dita e fundit e Prillit me diell, vranësira dhe reshje shiu

Publikuar më:

Dita e fundit e Prillit do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në orët e pasdites parashihet të sjellin reshje lokale shiu.

Lokalisht mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afathskurtër shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

1 Maji në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat në Kosovë do të shkojnë mbi 20 gradë Celsius. Priten riga të dobëta shiu në disa rajone.

Nga e marta do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe riga e rrebeshe lokale shiu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.