Dikush shau gjatë transmetimit të parakalimit të ushtarëve të FSK-së, RTK del me një reagim

Publikuar më:

Një person u dëgjua duke sharë sot kur televizioni publik po e transmetonte parakalimin e ushtarëve të FSK-së me rastin e 25 vjetorit të çlirimit.

“A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë një person.

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës thotë se “audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve”.

“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjate transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në reagimin e menaxhmetit të RTK-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.