Njëra nga arenat më të shfrytëzuara për zhvillimin e sporteve në Komunën e Mitrovicës është pranë shkatërrimit përfundimtar.
Fusha e sporteve që njihet si “Fatime Xhaka” pothuajse është jashtë funksionit, pasi dëmtimet janë të mëdha, brenda dhe jashtë.
Komuna e Mitrovicës nuk ka investuar asnjë cent, e poashtu as investitorë privat.
Shumë qytetarë po e konsiderojnë si humbje të madhe për qytetin e Mitrovicës, që një fushë e tillë, me një lokacion ideal të mbetet në këtë gjendje të mjerueshme.
Ekzistojnë edhe ide të ndryshme, që kjo pjesë të shëndrrohet në hapësirë publiko-private, në mes të Komunës dhe ndonjë investitori privat.
Ndryshe me këtë arenë lidhen edhe shumë ndeshje që kanë mbetur në histori të sportit mitrovicas, andaj kërkohet që të gjenden mënyra dhe të shpëtohet nga shkatërrimi përfundimtat ky tempull i sportit.