Në Komunën e Skenderajt ka mbetur edhe një vendvotim pa u numëruar, kurse sipas të dhënave të publikuar deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratik e Kosovës është duke fituar me 57,99% të votave.
Kurse, Bekim Jashari nga Lista e Pavarur është radhitur i dyti me 40,64% të votave, në vendin e trete është radhitur Sokol Haliti me 1,37% të votave.
Kthyer në vota, Fadil Nura nga PDK ka marrë 12 mijë e 586 vota, kurse Bekim Jashari nga Lista e Pavarur ka marrë 8 mijë e 821. Diferenca mes Nurës dhe Jasharit është 3 mijë e 765 vota.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë kësaj jave të përfundojë numërimin e të gjitha votave.