Dhunohet një vajzë e mitur në Mitrovicë,  ishte raportuar e zhdukur

Publikuar më:

Mitrovicë-Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga Klina e cila ishte raportuar fillimisht e zhdukur, dyshohet se është dhunuar.

Sipas njoftimit të PK-së, rastin e ka paraqitur në polici, prindi i viktimës. Ankuesi kishte deklaruar se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet në qytetin e Mitrovicës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”, thuhet në njoftim.

Policia rastin e ka cilësuar si “dhunim”, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

JU REKOMANDOJMË