Dhunë në një familje në Vushtrri, burri i bën për spital bashkëshorten dhe vajzën

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

FORTEX
Seks deri në 2 orë në moshën 50+! Bëjeni 15 minuta para seksit!

MËSO MË SHUMË
Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën e mitur kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i ka grushtuar viktimat, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.