Dha frymën e fundit pa askënd pranë vetes: Gjendet i vdekur burri që jetonte i vetëm në kryeqytet

Publikuar më:

Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë. E këto raste bëhen akoma më të rënda, kur viktimat vdekja i gjenë pa asnjë person pranë vetes, pasi kanë jetuar të vetëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tilë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima jetonte i vetëm prej vitesh dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pa qenë i pranishëm askush pranë tij.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e 61-vjeçarit.

Ndërkaq, menjëherë pas pranimit të informatës, në lokacionin ku ka ndodhur rasti kanë dalë edhe njësitet policore.

Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është Agim Muratoviqi.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Muratoviqi kishte jetuar i vetëm për një kohë të gjatë dhe kishte pasur probleme shëndetësore herë pas here.

Dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur pa u vërejtur nga askush për një kohë të caktuar.

Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.