Devollët sërish “mbi shtetin”, deputetët nuk guxojnë ta heqin homologimin që u kushton 130 euro qytetarëve

Publikuar më:

Heqja e homologimit për vetuar është iniciuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ndërsa që në këtë seancë është përkrahë edhe nga deputetja Donika Kadaj -Bujupi dhe kryetarja Vjosa Osmani.


Votën pro, Kadaj Bujupi e ka konfirmuar për media. Përveç saj dhe Vetëvendosjes për heqjen e homologimit ka votuar edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe Bekë Berisha po ashtu nga AAK-ja.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro Projektligjit që ndryshon rregullimin me ligj të importit të veturave, në mënyrë që të hiqej pjesa e homologimi.

Njëzetetetë deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Kësisoj ky projektligj do të përsëritet në seancën e radhës.

Sipas propozuesit Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Blerim Devolli.

Homologimi i veturave është konsideruar si i panevojshëm edhe nga Bashkimi Evropian.

Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, e cila është në pronësi të Devollit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.