Devollët “kërcënojnë” shtetin me arbitrazh edhe për homologim

Zëri qytetar

S’ka ku shkon më keq: Rruga e “Kovaçëve” në Mitrovicë e mbuluar me bërllok

­Problemi i mbeturinave në Mitrovicë vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore të qytetit. Shumë rrugë në qendër dhe jo...

Punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica” në hall me pagat e tyre, menaxhmenti i ri po...

Në këtë kohë kur çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, punëtorët e Ujësjellësit "Mitrovica", jo që nuk...

E dhimbshme: Varfëria e madhe në Mitrovicë, bën që fëmiu të shtrihet nga uria...

Një 14-vjeçar ka mbetur pa ndjenja para pak minutash në Mitrovicë. Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në "Jepi...

Bankat torturojnë pensionistët: Që prej 4 ditësh mungojnë paratë në bankomate

Me datën 15 të muajit dalin paratë e pensioneve, rrjedhimisht shkaktohet radhe e gjatë tek bankomatet.   Mirëpo, kësaj here jo...

Skandaloze: Pas prerjes, sot po nxirren me rrënjë drunjtë shumëvjeçar për t’u liruar parkingjet

Drunjtë shumëvjeçarë në qendër të Mitrovicës ishin shkurtuar ditë më parë, por vetëm prerja e tyre nuk kishte mjaftuar. Si...

Gjatë një fjalimi të dytë në seancen e djeshme në Kuvendin e Kosovës, Ministri Arban Abrashi tha se nuk ka një kontratë direkte me operatorë të homologimit.


Por, një gjë të tillë e ka mohuar Qendra e Automjeteve të Kosovës, që përmes një kumtese ka konfirmuar se diçka të tillë, megjithatë ka.

Këtë debat të zhvilluar në seancën e parlamentit e vlerësoi si jo korrekt dhe jo etik, Qendra e Automjeteve të Kosovës EUROLAB. Sipas tyre ky diskutim kishte vetmin qëllim trumbetimin për përfitime elektorale dhe përfitime politike.

QAK EUROLAB, ndjen keqardhje për diskutimin jo-përmbajtësor e të pasaktë që parashtruan në seance disa deputetë. Ata si subjekt i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, shprehën indinjatën e thellë për informatat e pasakta qe u hodhën ne adresën tonë.

Sipas tyre e drejta e deputetëve për nisma ligjore është një e drejt themelore e përfaqësimit demokratik të ideve dhe propozimeve qofshin ato individuale apo grupore mirëpo para çdo nisme duhet vlerësuar impaktin dhe implikimet eventuale në relacionet bilaterale për te shmangur pasoja të mundshme financiare për BKK por dhe për devijimin e rregullsisë se funksionimit te sektorit ne te gjitha hallkat e tij.

”QAK EUROLAB është i përkushtuar të vazhdoj ofrimin e shërbimeve te besuara gjatë periudhës ligjore të autorizimit mbi bazën e kompetencave të autorizuara dhe afatit të pritur përputhje me Ligjin 05/L-132 dhe aktet tjera te miratuara e të nënshkruara.

Pavarësisht nismave te tilla qe nuk përkojnë as me praktikat e mira ne jemi të vullnetshëm të bashkëpunojmë me institucionet dhe të kontribuojmë profesionalisht për të ruajtur dhe mbrojtur interesin e përgjithshëm të qytetarëve për aspektet e shfrytëzimit te automjeteve”, thuhet në reagimin e tyre.

Të fundit

Tërheqja e mjeteve nga Trusti sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet

Projektligji për Trustin do të trajtohet sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të...

Lajme të tjera