Detaji interesant që kishte vërejtur Kuka te Majlinda Kelmendi gjatë stërvitjeve

Publikuar më:

Trajneri i kampionëve olimpikë të xhudos nga Kosova, Driton Kuka ka folur për fillimet e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi në këtë sport.

Kuka ka thënë se e kishte vërjetur talentin e Majlindës kur e kishte parë se ajo po garon me dorën e majtë.

Tutje ai ka shpalosur një detaj interesant pasi tha se ajo kishte punuar me teknikë të majtë sepse trajneri i saj është i majtë dhe ajo kishte marrë mësime nga ai.

“Po ta tregoj një detaj interesant, Majlinda bën xhudo në anën e majtë, garon me dorën e majtë, që është karakteristikë e sportistëve që janë majtak të lindur. Unë jam majtak i lindur dhe mbas një kohe e kam parë potencialin e saj. Në një stërvitje e kam parë që punon me teknikë të majtë. E kam pyetur a je e majtë, ka thënë jo e djathtë, i thashë e pse po punon me dorë të majtë, tha po ti po na shpjegon në të majtë. Unë shpesh e kam përdor që unë demostroj majtas por kush është i djathtë le ta bëjë të njëjtën teknikë në anën e djathtë”, ka thënë Kuka në T7.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.