Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.
“Jepi zë” raportoi se një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë.
I dyshuari që shtiu me armë automatike ndaj një personi, është zyrtar policor.
Personi që dyshohet se ka ekzekutuar viktimën është Besim Ramadani.
Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.
Viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.
VIDEO nga vendi ku ndodhi vrasja.