Detaje nga Prokuroria: Babai e detyroi njërën vajzë të kryente aktin seksual, tjetrën tentoi ta prekte pa pëlqimin e saj

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale  “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”. Viktimë e këtij rasti dyshohet se janë dy vajzat e tij të mitura.

Prokuroria njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, E.K.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, ky prind ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”.

Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë  ta prek të dëmtuarën e mitur,  vajzën e tij, A.K.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, ky prind ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 07 shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.