Dështimi fatal i LDK-së në Mitrovicë: Morën vetëm 2002 vota

Publikuar më:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë rezultatin më të keq në historinë e saj, e për këtë pati edhe dorëheqje sot.


Situatë më të keqe se partia në nivel vendi, kishte dega e LDK-së në Mitrovicë, ku ata morën vetëm 6.3%, shkruan “Jepi zë”.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë numëruar 100% të votave, LDK-ja në Mitrovicë ka marrë vetëm 2002 vota. Ky është rezultati më i dobët që LDK e Mitrovicës ka pasur në histori.

Ndërkohë, rezultat jo të mirë pati edhe PDK-ja, ku mori vetëm 7995 vota në Mitrovicë.

VV-ja, ndërkaq, theu çdo rekord të mundshëm në këtë komunë, duke marrë gati 20 mijë vota. Partia e Kurtit në Mitrovicë mori 19835 vota.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.