Deputetja Rrezarta Krasniqi ftohet në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA, Donald Trump

Publikuar më:

Kandidatja për deputete nga lista e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është ndër deputetët e pakët që janë ftuar në ingurimin e presidentit të ri amerikan.

Deputetja vushtrriase ka udhëtuar drejt SHBA-së për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan Jepi zë.

36-shja e LDK-së në postimin e saj të publikuar nga Aeroporti “Adem Jashari, ka shkruar se kjo nuk është vetëm një arritje personale por edhe vlerësim për vizionin e subjektit të saj politik.

Postimi i plotë:

Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. 🇺🇸

Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë.

Zoti e bekoftë popullin amerikan! 🇺🇸 🇽🇰

#LDK 124 ☑️
#RrezartaKrasniqi 36 ☑️
#BehuNdryshimi

JU REKOMANDOJMË