Deputetja që kaloi nga PDK në VV: Edhe po të kthehesha mbrapa, do ta votoja Vjosa Osmanin

Publikuar më:

Adelina Grainca, ish-deputete e PDK-së, tani e VV-së ka reaguar për votën e saj pro Vjosa Osmanit si presidente e vendit.


Ajo përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se ka votuar pro duke dëgjuar elektoratin e saj.

Grainca thotë se edhe po të kthehej mbrapa sërish do të vepronte njësoj.

Postimi i plotë:

Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë.

Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim.

Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!#KrejtDheDrejt

JU REKOMANDOJMË