Deputeti i VV-së mori nga shteti 690 euro për karburant, edhe pse nuk ka fare veturë

Publikuar më:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kompensuar për të shkuar në seanca e komisione paralamentare.

Madje kompensim për shpenzimet në karburante ka marrë edhe një prej deputetëve që nuk ka fare veturë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka marrë 690 euro kompensim për shpenzimet në karburante, për dy muaj, anipse nuk ka fare veturë.

Në deklarimin e pasurisë, Abrashi nuk ka të deklaruar veturë në pronësinë e tij, shkruan “Jepi zë”.

Megjithatë ai ka marrë 690 euro nga shteti si kompensim për karburante.

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, sipas shifrave të publikuara nga Kanal10, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Edhe për të tjera distanca relativisht të shkurtëra si Vushtrria e Lipjani, deputetët janë kompensuar për të ardhur në seanca e komisione.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.